Rreth 700 banesa u shkatërruan si pasojë e lëkundjeve të forta. Mes rrënojave u gjetën të vdekur edhe katër fëmijë. Mësohet se tërmetet goditën me një diferencë prej 2 orësh nga njëri-tjetri.
22 persona kanë humbur jetën si pasojë e dy tërmeteve të njëpasnjëshme që goditën Afganistanin. Sipas raportimeve, tërmetet me mganitudë 4.9 dhe 5.3 të shkallës rihter goditën provincën veriperëndimore të Badghis.
Rreth 700 banesa u shkatërruan si pasojë e lëkundjeve të forta. Mes rrënojave u gjetën të vdekur edhe katër fëmijë. Mësohet se tërmetet goditën me një diferencë prej 2 orësh nga njëri-tjetri.
Ekipet e kërkimshpëtimit po kërkojnë ende nën rrënoja për trupa të pajetë dhe numri i viktimave mund të rritet në orët në vijim. Rajoni ku goditi tërmeti konsiderohet si një nga më të varfrit në Afganistan, raporton BBC.