Një 32-vjeçar shqiptar në Greqi është gjetur i varur në një pemë ditën e djeshme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Ilia.
Sipas dabater 32-vjeçari u gjet i varur në një pemë në Markopoulo, nga banorë të zonës, pasditen e djeshme.
Mediet greke shkruajnë se disa ditë më parë, ai kërcënoi se do të bënte vetëvrasje pasi ish e dashura e tij nuk donte të ishte më me të.
E dashura ka kërkuar ndarjen kur ai është kthyer nga një udhëtim. Vajza ka kontaktuar autoritetet pas një mesazhi që ka marrë në celular nga i dashuri, por ishte tepër vonë, pasi ai ishte vetëvrarë.