Një valë dëbore do të godasë rajonin në ditët në vijim, ku temperaturat polare dhe reshjet e dëborës do të përfshijnë edhe Shqipërinë.
Ulja e temperaturës do të nisë të mërkurën me ngrica në pothuajse në të gjithë rajonin. Parashikohet që moti i keq të përfshijë pothuajse të gjithë Europën, ndërsa përmirësimi do të jetë vetëm një ditor, të premten për tu përkeqësuar sërish me ulje temperaturash në fundjavë.
Mediat greke kanë publikuar së fundmi hartën satelitore që tregon se si do të zbresë i ftohti polar në formën e një rrjedhe lumi në pothuajse të gjithë rajonin. Ky “lumë” të ftohti ndjek një kurs lindor dhe nga lartësia e Polonisë e Rusisë Perëndimore kthehet në jug dhe transporton masat shumë të ftohta të gazit në vendin tonë.
Hartat tregojnë pamjet se si do të zbresë moti i ftohti që vjen nga Poli i Veriut. Sinoptikanët grek parashikojnë reshje dëbore dhe në zonat bregdetare në rajon.Sipas drejtorit të Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, Theodore Kolydas , “pushtimi” i dytë i ftohtë vjen në fundjavë dhe zgjat deri në mesin e javës së ardhshme. /abcnews.al