Protesta e banorëve “5 Maji” për shembjen e banesave ka bashkuar në terren Partinë Demokratike. Në mbështetje të banorëve, kanë shkuar deputeti Klevis Balliu, i cili ka qenë edhe në protestat e banorëve të Astirit, Ervin Minarolli, të dy nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së, e ndërsa nga PD-ja zyrtare është parë të jetë deputetja Dhurata Çupi.
Forca të shumta policie kanë rrethuar mëngjesin e sotëm zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë pasi disa qytetarë po protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre. Siç shihet dhe në pamjet e siguruara nga Report Tv, banorët e zonës i kanë zënë rrugën fadromave të IKMT-së për të bllokuar procesin e shembjeve në kuadër të procesit të rindërtimit.