Dy persona brenda së njëjtës familje kanë humbur jetën nga koronavirusi. Bëhet fjalë për familjen Rrahimi nga Podujeva, ku kanë ndërruar jetë babai me të birin, përkatësisht Isuf dhe Valon Rrahimi.
Lajmin e ka bërë të ditur kreu në detyrë i Komunës së Podujevës (Besiana), Nexhmi Rudari, i cili shpreh ngushëllimet familjes.
Reagimi i plotë:
Jam thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të dy anëtarëve të familjes Rrahimi nga Podujeva.
Babë e bir, Isufi dhe Valoni, brenda dy ditësh, humbën betejën me Covid -19, nga ky virus i cili është shëndrruar në armik vdekjeprurës.
Jam me familjen Rrahimi në këto momente të dhimbjes së madhe për humbjen e më të dashurve të tyre.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve.
Shfrytëzoj nga rasti dhe u bëj apel të gjithë qytetarëve të Podujevës, t’i përfillin masat mbrojtëse, si e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga rreziku që paraqet ky virus.
Ju lutem shumë mbani maskën, kujdesuni për higjenën dhe shmangni në maksimum daljet e panevojshme!