Presidenti Ilir Meta nis konsultimet me partitë politike për zgjedhjet e pjesshme lokale. Mësohet se kreu i grupit parlamentar Socialist, Taulant Balla do të shkojë ditën e sotme rreth orës 12:30, për tu takuar me presidentin Meta. Më herët, Meta bëri të ditur nisjen e procedurave duke i dërguar një letër KQZ-së, ku i kërkoi informacion zyrtar për vakancat në pushtetin vendor.
Zgjedhjet pritet të prekin 6 bashki, ku kryetarët kanë humbur mandatin për shkaqe të ndryshme.