Pas konsultimeve me presidentin, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka zbuluar se Ilir Meta ka caktuar 6 marsin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në bashkitë pa kryetar.
“Për në nuk ka asnjë datë. Data është e përcaktuar nga ligji dhe Kushtetuta dhe nga presidenti jemi informuar dhe presidenti mendon që zgjedhjet e pjesshme të zhvillohen në 6 mars”, tha Balla.
Më herët kreu i grupit parlamentar të PS-së u shpreh se “zgjedhjet duhet të ishin zhvilluar në secilën prej bashkive brenda afatit 45 ditor”.
“Shkeljet kushtetuese të konstatuara këto 2 vite nuk duhet të kishin ndodhur dhe zgjedhjet të ishin mbajtur. Ne kemi qenë në anën e duhur të historisë dhe të respektimit të Kushtetutës. Besoj se edhe Meta e ka kuptuar se deri tani ka shkelur Kushtetutën”, tha Balla.