Futbollisti brazilian Robinho ka prekur fundin. Ish-sulmuesi i Real Madrid dhe Milan u përball në gjykatën e shkallës së tretë, për shkak të përdhunimit të një vajze shqiptare. Gjykata mori vendimin përfundimtar për brazilianin.
Ai së bashku me shokun e tij Ricardon janë dënuar me nëntë vite burg. Ngjarja daton që në vitin 2013. Avokatët e lojtarit e kundërshtuan këtë fakt dhe paraqitën një apelim, por që u refuzua.
Robinho aktualisht është pa kontratë që nga viti 2020, ku ndërpreu bashkëpunimin me Santos vetëm 6 ditë pas firmës. Arsyeja ishte kjo situatë. Tashmë autoritetet braziliane duhet të ekstradojnë sulmuesin drejt Italisë, ku duhet të kryejë dënimin.