Artistja e njohur, Hueyda El Saied u nda nga jeta në nëntor të vitit të kaluar pasi nuk mundi t’i mbijetojë një sëmundje të rëndë që e preku kohët e fundit.
3 muaj pas ndarjes nga jeta, bashkëshorti i saj, Thierry Grosjean foli për jetën pa të gjatë një interviste mëngjesin e sotëm në “Wake Up”. I pyetur në lidhje me vendimin e saj për ta mbajtur sëmundjen sekret, ai u përgjigj:
“Ka një arsye për këtë gjë dhe kryesorja është se ishte vendimi i Hueydës të mos e ndante. Ajo nuk donte që njerëzit të ndjenin keqardhje dhe të ndiheshin keq për të. E kuptoj që është një shok për fansat e saj dhe në të gjithë botën por për të ishte shumë e rëndësishme të ishte e përqendruar në procesin e rikuperimit dhe në luftën ndaj kësaj sëmundje.
Kjo ishte arsyeja pse Hueyda ta mbante sekret luftën e saj me sëmundjen dhe ta ndante vetëm me rrethin e ngushtë familjar. Nuk ishte e lehtë. Në fillim isha aty kur morëm njoftimin nga doktori për sëmundjen. Ishte një shok për ne. Vetëm pas disa orësh, Hueyda tha, ‘është një lajm i tmerrshëm por do të përballem me sëmundjen dhe do të luftoj për veten, për Gabrielin dhe për ty Thierry’.”
Hueyda El Saied u nda nga jeta në moshën 46-vjeçare në 23 nëntor.
Përsa i përket jetës së re me Gabriel, Thierry tha se është një aventurë shumë e bukur dhe një përgjegjësi që i jep shumë kënaqësi.
“Eshtë kënaqësi ta shoh tim bir çdo ditë dhe ta rris atë. Ai gjatë gjithë atyre muajve të vështirë e dinte çfarë po ndodhte. E dinte që nëna e tij mund të largohej nga jeta. Ishte e vështirë, por Gabrieli është i fortë, duke e krahasuar me situatën ku ndodhet. Ne flasim çdo ditë për Hueyda-n. Kam miliarda gjëra që do të doja të bëja me të. S’kam asnjë peng pasi mendoj që edhe kjo periudhë, këto 18 muaj ishin të bukur për dashurinë tonë. U dashuruam edhe më fort, ishte një tragjedi sepse ajo s’është më tani, por s’jua shpjegoj dot si e kam përjetuar. Nuk kam pengje, ajo është në zemrën time dhe të Gabrielit çdo sekondë.”- përfundoi ai.