SARANDË- 72-vjeçari Bajram Tusha, i akuzuar për përdhunimin e një 17-vjeçareje, nga sot do të jetë në arrest shtëpie.
Gjykata e Sarandës ka zëvendësuar akuzën nga marrëdhënie seksuale me të mitur, në ngacmim seksual në të mitur dhe ka zëvendësuar masën e sigurimit për të, nga “Arrest në burg” në “Arrest në shtëpie”. Tusha i akuzuar për marrëdhënie seksuale me të mitur, kishte kërkuar zëvendësimin e kësaj mase edhe në korrik, por nuk i ishte pranuar.
Kujtojmë se Gjykata e Sarandës ka pezulluar gjykimet e çështjeve për shkak të infektimit me COVID të 2 gjyqtarëve dhe 2 sekretareve.