Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se aktorja, Julia Fox dhe ish partneri i saj, piloti, Peter Artemiev u ribashkuan në New York për t’i festuar ditëlindjen djalit e tyre, Valentino.
Përmes rrjetit të saj social , Instagram , Julia konfirmoi lajmin duke uruar djalin e saj.“Fëmija im i bukur sot është 1 vjeç!! Faleminderit shumë që më tregove se çfarë është dashuria. Faleminderit që më përule dhe më mësove durimin dhe punën e palodhur. Faleminderit që je bekimi im më i madh. Arritja ime më e madhe. Kryevepra ime. Nuk të meritoj, por jemi këtu dhe të premtoj se do të të dua pa kushte dhe do të të pranoj ashtu siç je”, shkroi aktorja në një postim.Takimi i tyre erdhi disa ditë pasi ajo kërkoi falje publike që e quajti Artemiev një baba të dhunshëm .