Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkon shkarkimin e prokurores së Dibrës, Belina Zeneli. Sipas ILD-së, Zeneli ka zvarritur 10 çështje gjyqësore dhe ka cenuar besimin te drejtësia. ILD argumenton se nga veprimet e prokurores Belina Zeneli, nuk janë zgjidhur 33 procedime penale, ndërsa nuk ka kryer verifikime për 300 kallëzime.