Zbulohet një laborator ‘Bitcoin’ në kuadër të një operacioni në fshatin Pjesëz të Shijakut në Durrës.
Burime bëjnë me dije se janë gjetur 210 makineri që shërbejnë për prodhimin e kriptovalutave. Të njëjtat burime konfirmojnë është arrestuar një person ndërsa identiteti ende nuk dihet. Sakaq, raportohet se magazina ishte marrë me qira nga disa persona nga Tirana.