Ky është Florian Pervathi, i cili vrau për gjakmarrje ditën e sotme Lek Lekgjonajn, pasi vëllai i këtij të fundit, vite më parë i kishte vrarë babain.
Floriani ende nuk i kishte mbushur 4-vjeç, 21 nëntorin e vitit 2009, kur një ngjarje makabre i shënjoi 13 vitet e ardhshme të jetës së tij, deri mesditën e sotme kur ‘u detyrua’ të bëhet vrasës dhe deri në fund të jetës së tij, kur do të vuajë pasojat. Fenomeni i gjakmarrjes shkatërroi të tjera jetë sot në fshatin Manati të Lezhës.
Florian Pervathi, vetëm 17-vjeç, me 4 plumba pistolete i mori jetën 65-vjeçari Lek Lekgjonaj, i cili të vetmin ‘faj’ që kishte ishte vëllai i vrasësit të babait të Florianit. 17-vjeçari e ka ekzekutuar Lekgjonajn në oborrin e shtëpisë së vëllait të tij, Ndue Lekgjonaj, i cili bëri vrasjen 13 vite më parë dhe aktualisht ndodhet në burg. Djali ka vrarë vëllanë e autorin që i vrau babanë, Lekë Lekëgjonin. Tragjedia rëndohet pasi mamaja e 17-vjeçarit, në kushte të rënda psikike, piu fostoksinë, duke vdekur në të njëjtën ditë me të shoqin. Çifti Përvathi la 4 fëmijë jetimë.