Qeveria e Pekinit prezantoi të dielën disa masa të reja anti-COVID, ndërkohë që infektimet sa vijnë e rriten.
Lajmërimi u bë dy javë para nisjes së Lojërave Olimpike Dimërore. Fengtai do të organizojë teste për COVID-19 për të gjithë banorët e saj të dielën, thanë autoritetet shëndetësore të rrethit.
Autoritetet u kanë kërkuar banorëve të “zonave të rrezikshme”, duke përfshirë një lagje të Fengtai, që të mos largohen nga qyteti. Në Fengtai, disa kopshte u kanë thënë prindërve se fëmijët që nuk janë vaksinuar kundër COVID-19 nuk do të pranohen, thanë dy prindër për Reuters. Autoritetet lokale sidoqoftë nuk kanë dalë me jë deklaratë për këtë çështje.
Kina kontinentale raportoi 56 raste të reja me COVID-19 më 22 janar, nga 63 një ditë më parë, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë.