• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Gjaku i babës dhe trauma gërgasëse

26/01/2022
in Editorial
0
Gjaku i babës dhe trauma gërgasëse

Dom Gjergj META

Në ka një gjë në “botën” e Masmedias me të cilën jemi mësuar, ajo është pa dyshim kronika e zezë, aq sa krime të ndryshme dhe ngjarje të rënda të gjithfarllojshme janë bërë normale për sytë dhe veshët tanë. Megjithatë, ajo që ndodhi me datë 24 janar në Lezhë, nuk është thjesht një ndër to. Nuk është nga ato lajme, të cilat na serviren çdo ditë me motivacione të tipit: “larje hesapesh”, “hakmarrje mes bandash”, “vrasje mafioze”, etj., etj. Këtë herë arsyeja e krimit ishte krejt “e pastër”: marrja e gjakut të babës.

Me ta marrë vesh atë që kishte ndodhur, u informova menjëherë në lidhje me të nëpërmjet njerëzve që njihja dhe më rezultoi se kishim të bënim pikërisht me atë që shkruhej në media: me një vrasje për gjakmarrje. Kur dëgjova lajmin, për një çast mendova se hija e gjakmarrjes u çua edhe një herë nga barku i territ, nga thellësitë e nënvetëdijes, si një Leviatan, për të na thënë: “Jam këtu, nuk liroheni lehtë prej meje”. E imagjinova atë Leviatan me dhëmbë të zgërdheshur, njësoj si armiku i natyrës njerëzore, i cili pasi të ndodhë krimi, këndon këngën e fitores së vdekjes mbi jetën, duke u kthyer rishtazi në thellëtirën e errësirës prej nga vjen. Atij as që i bëhet vonë se në fushë të betejës ka lënë një burrë të vdekur dhe një djalë të ri që do të kalojë shumë nga ditët e tij në burg.

M’u bë si një ngjarje kohësh të tjera, e dalë nga novela “Gjaku” e Ernest Koliqit te “Hija e maleve”, ku Doda e bluan ndër vete vendimin e gjakmarrjes dhe më pas e kryen atë. U mundova të merrja me mend sa e sa zëra që me siguri kanë ushtuar në veshët e atij djali ende të parritur, zëra të zvetënuar gërgasësish, të cilët e shoqëruan kur ai mori një armë dhe shtiu mbi gjaksin e tij.

Në kësi rastesh, ne të gjithë nisim të gjykojmë faktet, jemi kureshtarë të dimë si e ka bërë krimin i pandehuri, përgatitim versionet tona, por shumë pak e shtrojmë pyetjen: “Pse ndodhi?”. Nuk e pyesim veten se sa e thellë mund të ketë qenë trauma e një djali, që në moshën 5 vjeçare ka parë të vdekur brenda një dite të dy prindërit e tij. Ajo tronditje e fortë, ajo plagë e rëndë shpirtërore, ajo thyerje e madhe, duket që nuk është shëruar kurrë, përkundrazi, është përkeqësuar gjithnjë e më shumë. Askush nuk ka folur me të, nuk e ka dëgjuar traumën brenda tij, nuk është marrë fare me të.

Me siguri ai djalë ka dëgjuar mjaftueshëm histori “burrash” që e kanë marrë gjakun ose që janë korit se nuk e kanë marrë dot atë, por ai asnjëherë nuk e ka dëgjuar traumën që po rritej brenda tij, e cila i shtrinte dhunshëm metastazat në të gjithë ekzistencën e tij, duke ia vrarë çdo qelizë të shëndetshme si një sëmundje e keqe. Po ashtu, ai i i ka dëgjuar të tjerët duke folur për “nder” e “faqe të bardhë”, por askush prej atyre “të tjerëve” nuk e ka dëgjuar traumën e një fëmije, pale më të orvatej për t’i dhënë një përgjigje ose së paku për të ngjitur çka ishte e mundur prej asaj krisjeje.

Nuk e di nëse kjo histori ka gërgasës të jashtëm (jam i tunduar të mendoj se po), por me siguri gërgasësi më i madh gjendej brenda tij. Trauma ka qenë gërgasësi i tij i stërmadh.

Gjakmarrja është forma më e skajshme e hakmarrjes. Kjo e fundit është një nga përbindëshat që banon brenda njeriut. Ajo duket sikur fle, e mbuluar me tisin e harresës. Rri aq urtë, sa thua nuk ekziston, por në të vërtetë thjesht po pret momentin e duhur për të shpërthyer. Dhe si gjithmonë, shpërtheu në mënyrën më të keqe të mundshme, duke marrë jetën e një njeriu.

Po me datë 24 janar, Papa Françesku shpërndau mesazhin e tij të përvitshëm për Ditën botërore të Komunikimeve shoqërore. Në qendër të këtij mesazhi ishte fjala “dëgjim, me dëgju”. Cilësia e komunikimit është pikërisht aftësia për të dëgjuar e jo për të përgjuar nga kurioziteti apo për të shpifur nga dashakeqësia. Dëgjimi ka të bëjë me cilësinë e jetës dhe të marrëdhënieve tona. Duke cituar Ditrish Bonoferin, Papa Françesku na sjell ndërmend se: “Kush nuk arrin ta dëgjojë vëllanë e tij, shumë shpejt nuk do të jetë më i aftë ta dëgjojë as Zotin”.

Mënyra më e mirë për ta treguar dashurinë ndaj dikujt, është duke e dëgjuar, duke patur durim për ta dëgjuar deri në fund historinë dhe jetën e tjetrit, sidomos plagët dhe traumat e tij. Një shoqëri e mësuar me zhurma e ka të vështirë të dëgjojë. Pikërisht mungesa e kësaj të fundit ia ka krijuar rrethanat e favorshme krimit të paralajmëruar të ditës së djeshme: nuk është dëgjuar klithja e traumës së një fëmije. Nuk ka proces pajtimi të jashtëm, pa u pajtuar njeriu përbrenda vetes.

Ja çfarë ka ndodhur atë ditë në Lezhë. Tanimë vendimi i mbetet gjykatësit. Ne të tjerëve nuk na takon gjykimi e aq më pak paragjykimi, por na takon vëmendja ndaj shumë traumave të tjera që janë vullkane aktive, të cilat ndodhen krejt pranë nesh, dhe si të tilla mund të shpërthejnë nga momenti në moment, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Tags: dom gjergj metaEditorialgjaku i babes dhe trauma gergasese
Previous Post

Dhanë vendimin e 30 qershorin, Meta kërkon hetimin disiplinor për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

Next Post

Papa Françesku: Gazetaria e mirë kërkon aftësinë për të dëgjuar

Related Posts

Leari dhe saga fundore e një vuajtjeje pa kthim…

Leari dhe saga fundore e një vuajtjeje pa kthim…

27/10/2022
Gjimnazistët e “Qemal Stafës”, promotorë të shkëlqyer të mbrojtjes së mjedisit

Gjimnazistët e “Qemal Stafës”, promotorë të shkëlqyer të mbrojtjes së mjedisit

02/08/2022
Krimi dhe qyteti

Krimi dhe qyteti

16/06/2022
Hapen aplikimet/ 500 vende për në shkollën bazë të policisë (Detajet)

Policët shqiptarë janë të stresuar. Me paga të ulëta dhe të mbingarkuar

06/06/2022
Zjarrfikësit paralajmërojnë protestë: Qeveria na i ka marrë jetët peng!

Zjarrfikësit paralajmërojnë protestë: Qeveria na i ka marrë jetët peng!

11/02/2022
Një mesazh për djemtë, çfarë shkruan Gabriel Garcia Marquez për vajzat inteligjente

Një mesazh për djemtë, çfarë shkruan Gabriel Garcia Marquez për vajzat inteligjente

06/02/2022
Next Post
Papa Françesku: Gazetaria e mirë kërkon aftësinë për të dëgjuar

Papa Françesku: Gazetaria e mirë kërkon aftësinë për të dëgjuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • PAMJET nga rruga e Lumit të Vlorës/ Deputeti Sinaj: Projekti më i madh i realizuar ndonjëherë në këtë zonë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.