Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet këtë të enjte në seancë plenare për të diskutuar dhe miratuar disa projektligje të rëndësishme, siç është ai për noterin, për regjistrimin e pronarëve apo për profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme.
Ndërkohë, jashtë sallës së Kuvendit është paralajmëruar një protestë. Banorët e zonës së ‘5 Majit’ kanë paralajmëruar protestë përpara Kuvendit, pasi janë kundër shembjes së banesave të tyre. Protesta pritet të mbahet sot në orën 09.30, pak para nisjes së seancës parlamentare.