Gjykata e Lezhës këtë të enjte ka lënë në burg 17 vjeçarin Florian Përvathi që vrau për hakmarrje bashkëfshatrin e tij Lek Lekgjonaj. I mituri e ka vrarë para shtëpisë së tij 62 vjeçarin që ishte dhe vëllai i autorit që në 2009 i kishte vrarë me armë babain 17 vjeçarit. Adoleshenti është akuzuar për veprat penale: “Vrasja për gjakmarrje”, “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve te gjuetise dhe sportive”.
Ngjarja ka ndodhur të hënën në fshatin Manati të Lezhës.