Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma nga foltorja e Kuvendit ka shigjetuar ish-kryeministrin Sali Berisha për qëndrimet e tij kritike ndaj opozitës, por nuk është kursyer as me mazhorancën. Nga foltorja e Kuvendit Duma tha se PD-ja ka humbur nga vetvetja. Mes të tjerash ajo tha se duhet të bëhet transparencë për fondet Ipa të dhëna nga BE, për të bërë të mundur çeljen e negociatave. Duma tha se duhet një plan kombëtar për çeljen e negociatave.
“Duhet të diskutojmë sot marrëveshjen në kuadër Ipa, fondet që jepen nga BE për të ndihmuar Shqipërinë drejt demokracisë së tregut. Jemi sot siç kemi qenë prej kohësh, duke mashtruar secili më shumë tjetrin. Hipokrizi, big brother politik kudo. Shoh ministret tuaja që dalin këtu dhe thonë; ju kemi mundur 3 herë. Ju nuk na keni mundur ne dhe ne nga ju. Unë do e them se çfarë kemi humbur ne. Ju kemi humbur shpresën e shqiptarëve. Ne jemi mundur, por jo nga ju. Nga vetvetja, Ne po na mund vetja. Shoh këtu që shtohet çdo kush, më i vjetri nga ne në këtë rresht që jemi përpjekur ta nderojmë dhe pa asnjë nderim çohet dhe thotë; gjithçka është e mundur për të bërë të pamundur opozitarizmin, dhe teksa ju shihja ju që shkëlqenit shihnit se si ne mundim vetveten. Një gjë është e sigurt; të thuash të vërtetën qoftë dhe për të vërtetën është forcë, të fshihet pas të vërtetës është dobësi. Në kaq mandate ju s’thoni dot një të vërtetë. Po e lidh me fondet Ipa. Mbi 17 mln euro kanë ardhur në Shqipëri nga 2017-ta e deri tani.
Kjo klasë politike ka humbur kredibilitetin politik. Të gjitha e kanë fajin, por jo qeveria shqiptare. Ju nuk ju leverdis hapja e negociatave. Një pakicë e jona atje përpiqet që të thotë atje disa gjëra, t’i thotë qartë. Pa një opozitë të mirë edhe ju do vazhdoni të përçaheni. Ju keni mbetur peng i planeve tuaja. Flisni për fondet Ipa? Është shërbesë për oligarkët në bujqësi. KLSH kërkon që të ikë drejtoresha e qarkullimit të fondeve. Ju flisni për fondet Ipa dhe flisni për sukses?! Si ja bëni kur shkoni jashtë dhe përfaqësoheni si vendi më surrogato që janë kriteret e BE. Shqipëria merr 5 mln euro, Seriba 127 mln euro për programet Ipa. Të fundit në ballkan kudo. Me çfarë doni të mundni ju? Çështja është se kush mbështetë kë dhe kush jua fut. Ju vetëm lusni për më shumë borxhe. Mirënjohje për zotin Zef Mazi. Por edhe njerëz me kapacitete i përdorni për kapak pusetash. Nuk kemi asnjë axhendë kombëtare për negociatat me Be. Më interesoj që këto kënde po bëhen bashkë për të mbajtur këtë politikë në llogore. Fondet ipa kërkojnë transparencë se ku shkojnë dhe përse nuk shfrytëzohen për të futur Shqipërinë në BE. Europa na vëzhgon përmes këtyre fondeve, se si i impelmentojmë ato. Kjo është përgjegjësi!”, shprehet Duma.