Një shtëpi e rrëmujshme, me kokë poshtë ka tërhequr vëmendjen e turistëve të lodhur nga pandemia e COVID-19 në Kolumbi.
“Dua të bëjë një shtëpi me ‘kokë’ poshtë”, ka qenë ideja që bëri realitet Fritz Schall, austriaku që jeton në Kolumbi me familjen e tij.
Të gjithë më shikonin sikur të isha i çmendur, nuk e besonin atë që po thoja”, është shprehur ai.
Në fotot e shpërndara nga Reuters në Twitter, njerëzit mund të shihen duke pozuar për foto brenda shtëpisë së inauguruar tre javë më parë.
Schall u frymëzua nga një shtëpi e ngjashme që ai ka parë në 2015 në vendlindjen e tij, teksa po pushonte me nipërit dhe mbesat e tij.
Sipas Schall, pandemia ka sjellë shumë vështirësi dhe ndërtimi i shtëpisë ka përfunduar në fillim të këtij viti.
“Kemi dalë nga një bllokim, kjo shtëpi është gjithçka që i duhet njerëzve në këto momente”, tha Lina Gutierrez, një vizitore.
Kjo shtëpi ka “fituar” zemrat në internet si dhe të vizitorëve.