TIRANË– Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të paraqiten në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta në zonat malore. Por në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat e lehta të përfshijnë gjithë Shqipërinë, ku parashikohet që në ekstremin verior të kemi dhe shfaqje të pakta të flokëve të dëborës.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -8°C deri në 14°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar dallgëzim të ulët.
Rajoni dhe Europa
Pjesërisht Qendra e kontinentit do të vijoj të jetë në prezencën e reshjeve. Gadishulli Skandinav dhe Lindja e kontinentit Europian do të jenë në ndikimin e temperatuarve negative dhe reshjeve të dëborës. Ndërsa Ishujt Britanik dhe Pellgu i Mesdheut mbeten në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave.