Një statujë bronzi, me peshë 70 kilogramë, e pozicionuar në kodrën e Kalabasas, në të cilën Kobi Brajant pasqyrohet me dorën të hedhur tek e bija Gianna, që të gjithë thërrisnin Gigi.
Vepra u realizua nga artisti Dan Medina, pikërisht në vendin ku dy vjet më parë ndodhi aksidenti me helikopter, që i mori jetën legjendës së basketbollit dhe vajzës së tij. Së bashku me ta, në këtë tragjedi u shuan edhe shtatë persona të tjerë, emrat e të cilëve janë shkruar në piedestalin e statujës. Ndër të tjera aty shkruhet: “Heronjtë vijnë dhe ikin, legjendat mbeten përgjithmonë”.