Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve shkresënpër t’u regjistruar në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit që do të mbahen për bashkitë Durrës, Rrogozhinë, Lushnjë, Vorë, Shkodër dhe Dibër.
LSI është kështu partia e tretë që regjistrohet në këto zgjedhje, ndërsa PS dhe PD u regjistruan më 25 janar.
Regjistrimi i LSI-së në zgjedhje nuk përjashton mundësinë e një koalicioni me Sali Berishën, për shkak se afati për regjistrimin si koalicion në këto zgjedhje përfundon 24 orëve nga miratimi i të gjitha kërkesave për regjistrimin e partive politike.
Sali Berisha nuk është regjistruar ende në zgjedhje, ndërsa ka deklaruar se do të votojnë të dielën kandidatët potencialë dhe më i votuari prej tyre do të zgjidhet kandidati zyrtar i Komisionit Të rithemelimit. Këta të fundit shpresojnë që PD zyrtare të pranojë verdiktin e anëtarësisë për emrin që do të përballet me socialistët.