FRANCË– Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Francë, aty ku është gjetur i pajetë një 10-vjeçar brenda një valixhe. Trupi i fëmijës u gjet dje i hedhur në një kosh plehrash, brenda në valixhe. Zyrtarët gjetën valixhen me fëmijën e vdekur, i cili kishte plagë të shumta me thikë. Pritet autopsia për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Mediat vendase raportojnë se sipas hetimit, e dyshuara kryesore për vrasjen është nëna e tij. Fillimisht babai i 10-vjeçarit kishte denoncuar zhdukjen e të miturit dhe të bashkëshortes. Pas denoncimeve ka vijuar një operacion i gjerë i policisë dhe zjarrfikësve për gjetjen e të dyve. Ndërkohë që zbulimi ka qenë shokues. Fëmija u gjet i masakruar në valixhe, ndërsa nëna 33-vjeçare, e dyshuar se ka vrarë të birin, është arrestuar mëngjesin e kësaj të premteje në Choisy-le-Roi. Ajo është vendosur në paraburgim ka thënë prokuroria.