Tiranë- Kryetarja e Lëvizjes për Integrim, Monika Kryemadhi nv konferencën për mediat ka ‘përgëzuar’ vendimin e kryeministrit Edi Rama për rritjen e rrogave të mjekëve.
Ajo u shpreh se ky ishte veprimi i duhur, por shtoi se mjekëve duhet t’ju jepen licensat pasi kanë dy vite që shtyhen.
“Do t’ju rekomandoja që menjëherë pas dekretimit të buxhetit të shtetit, të krahasoja njëherë shifrat, se mos janë thjesht propagandë. E përgëzoj për rritjen epagave për mjekët, por derisa qeveria nuk ka realizuar shpërblimin për marsin dhe prillin…më lë të dyshoj. Të mos merret shumë me propagandë por të japë edhe licencat për infermierët, që prej dy vitesh e gjysmë, janë pezull,”- tha Kryemadhi.