Një 24-vjeçar me inicialet A. T. është identifikuar nga kamerat e sigurisë dhe u arrestua, pasi dje në mesditë në Tiranë aksidentoi një vajzë 26-vjeçe me inicialet K.S. Pasi shkaktoi aksidentin i riu u largua nga vendi i ngjarjes. 26-vjeçarja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia e arrestoi në flagrancë 24 vjeçarin, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Blutë kanë bllokuar në cilësinë e provës materiale automjetin tip “Benz”.