Tiranë- Lulzim Basha i përgjigjet ‘sqarimit epik’ të kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit i kërkoi Bashës të tregoj pozicionin e tij në këtë ngjarje dhe të ndaloj së bëri bisht përballjes.
Në anën tjetër Basha bën sikur ‘nuk kupton’ mesazhin që iu drejtua, por vijon me akuzat ndaj Ramës, ku i bën të ditur kryeministrit se ekonomia jonë është në kolaps dhe në këto 7 vite ai e ka shkatërruar ekonominë.
Reagimi i Bashës
Ndërsa Rama merret vetëm me trillime dhe gënjeshtra kundër meje, ekonomia jonë është në kolaps. Studimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar tregon se Shqipëria është ekonomia më pak e kredituar në Ballkan.
Për 7 vite me radhë Rama e shkatërroi ekonominë. Kjo është arsyeja pse Rama nuk jep ndihmë financiare për familjet që vuajnë nga kriza. Shqipëria është vendi që u jep më pak ndihmë ekonomike qytetarëve të saj!
Ne do ta ndryshojmë këtë. Ne do ndihmojmë të gjithë qytetarët, biznesin, të vetëpunësuarit, dhe do të sigurojmë ndihmë financiare për çdo familje. Bashkë do sjellim shpresë të re për Shqipërinë!