Në konferencën e kësaj të hëne, ku janë prezantuar kandidatët për kryetar bashkie në zgjedhjet e 6 marsit, ish-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar se është në koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Lideri historik i demokratëve tha se kandidatët e zgjedhur dje do të garojnë në një koalicion me LSI-në, por edhe me parti të tjera që do të jenë pjesë.
“Pa diskutim LSI do të jetë. LSI është pjesë e këtij koalicioni dhe po shikohen modalitetet që përcakton ligji. Jemi në negociata edhe me parti të tjera. Koalicioni do të quhet “Shtëpia e Lirisë” tha ai.