Sali Berisha tha se do të garojë në zgjedhjet e 6 marsit për 6 bashkitë në koalicion me LSI, ndërsa po diskutohet edhe për përfshirjen e partive të tjera të vogla opozitare. Ai tha se logon e PD nuk e përdori dot në Primare pasi e ka konfiskuar Rama, pais për të Lulzim Basha është peng i tij, ndërsa tha se logon do e vendosin më vonë pas koalicionit.
“Rama ka konfiskuara PD dhe siglën e PD dhe qëllimi ka qenë që ne të mos merrnim pjesë në këto zgjedhje. Ne marrim pjesë në zgjedhje sepse bojkoti nuk është opsion për ne. Sigurisht që do ketë një marrë pjesë me një koalicion në përputhje me ligjin dhe në atë marrëveshje do të paraqitet dhe logo të cilin çdo shqiptar e ka të qartë se logon e vërtetë tonë e kanë konfiskuar Edi Rama. Ne dalim në koalicion, LSI është pjesë e koalicionit. Po negociojmë për partitë e tjera”, tha Berisha.
Sali Berisha tha se në zgjedhjet e pjesshme vendore do të regjistrohen si koalicion edhe me LSI-në.
Do të regjistrohemi si koalicion me LSI-në. Po diskutojmë edhe me parti aleate është në finalizim. Logoja do të jetë e re. Koalicioni do të quhet ‘Shtëpia e Lirisë’ dhe do të ketë logon e vet. Logoja nuk është me e partisë, por e koalicionit. E them ai është një konfiskim nga narko-shteti dhe Edi Rama do ta paguajë shtrenjtë këtë konfiskim.’- tha Berisha.