Tiranë- Në kuadrin e 76-vjetorit të Çlirimit të Tiranës, presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në homazhet pranë monumentit ‘Ushtari i Panjohur’.
Në fjalën e tij, Meta e cilësoi këtë një ditë të rëndësishme për të reflektuar, duke shprehur edhe mesazhe politike.
“Përulem para gjithë dëshmorëve. Është një nga betejat më të mëdha e të lavdishme, kundër bishës nazifashite. Vetëm në Mushketa nazistët lanë mbi 2 mijë kufoma dhe rreth 7 mijë trupa që erdhën nga Greqia për në Tiranë e patën të pamundur të futen falë një operacioni të forcave partizanëe. Çlirimi i Tiranës ishte mjaft i rëndësishëm, i dha legjitimetet luftës antifashiste.”– shprehet Meta.