Koalicion i ri, por me asgjë të re. Është ky termi që mbase do i shkonte për shtat bashkëpunimit të ri të finalizuar një ditë më parë mes ish kryeministrit Berisha, dhe Lëvizjes Socialiste për Integrimit.
Në dukje një bashkëpunim i ri, për zgjedhjet e pjesshme vendore mes dy aleatëve të vjetër politikë, koalicioni i ri nuk mundi të prodhojë dot as një logo të re politike.
Përfaqësuesit politikë të “Shtëpisë së Lirisë”, duket se nuk janë lodhur shumë të vrasin mendjen edhe për logon e re të koalicionit duke qenë se e kanë marrë të gatshme, nga ish kryeministri Italian, Silvio Berlusconi, ndërsa shfaqi interes për të garuar si President i Italisë, nën moton “ La casa delle liberta’.