Detaje të reja janë zbardhur nga megaoperacioni i zhvilluar mbrëmjet e të martës.
BalkanWeb mëson se kanë përfunduar në pranga 11 punonjës të burgjeve në Elbasan, IEVP Peqin dhe IEVP Drenovë, ndërsa janë dhënë urdhër ndalimi edhe për 9 të burgosur.
Gjithashtu bëhet me dije se disa prej tyre njihen si të burgosurit “VIP” për shkak të krimeve të bëra. Ndër emrat e ‘spikatur’ janë Arben Grori, Klajdi Gjeçi, Aleksandër Sinanaj dhe Aleksandër Llanaj. Në pranga kanë rënë edhe një çift të cilët disponojnë më biznes pranë IEDP në Peqin.