• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Detaje nga megaoperacioni në Elbasan! Sekuestrohen 4 mln lekë, furnizonin me drogë shokët e qelive!

02/02/2022
in Aktualitet
0
Detaje nga megaoperacioni në Elbasan! Sekuestrohen 4 mln lekë, furnizonin me drogë shokët e qelive!

Dalin detaje të reja nga operacioni në Elbasan. 

“Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale, luftës kundër korrupsionit dhe fenomeneve të tjera kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, bazuar në punën hetimore dhe informacionet e marra në rrugë operative, ka referuar materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila ka regjistruar procedimin penal për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Korrupsioni aktiv e pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
 
Në kuadër të këtij procedimi, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan u mundësua grumbullimi i  provave dhe dokumentimi i implikimit në vepra penale, me veprime aktive, i 28 shtetasve. Kjo punë e përbashkët hetimore është bërë edhe me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
 
Në këtë kuadër u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Trinom”, si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i  masave të sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit:
 
1. Hysni Ndreu, 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shef i Paraburgimit Elbasan, i dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe ’’Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”;
 
2. Gazmir Meta, 52 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë grup sigurie në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkëpunim dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”;
 
3. Elvis Gjoci, 46 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë kontrollor në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”;
 
4. Gentian Gjata, 48 vjeç, banues në Elbasan, pronari i një biznesi brenda Institucionit të Paraburgimit Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, e kryer në bashkëpunim”;
 
5. Gentian Mino, 45 vjeç, banues në Elbasan, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar në procedimin penal konkret për “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike dhe futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”;
 
6. Dardan Xhahysa, 24 vjeç, banues në Kavajë, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim;
 
7. Mikel Gjella, 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar në procedimin penal konkret për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;
 
8.  Klevis Deliaj, 27 vjeç, banues në Vlorë i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar në procedimin penal konkret për “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;
 
9. Genci Xhahysa, 41 vjeç, banues në Kavajë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar në procedimin penal konkret për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim;
 
10.  Ervin Velia, 32 vjeç, banues në Kavajë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, i dyshuar në procedimin penal konkret veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim;
 
11.  Rigers Miha, 23 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike e kryer në bashkëpunim”;
 
12.  Kastriot Gjella, 54 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim;
 
13.  Enver Kasneci, 48 vjeç, banues në Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, e kryer në bashkëpunim”;
 
Janë caktuar masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”për shtetaset:
 
14.  L. Gjata, banuese në Elbasan, e dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, e kryer në bashkëpunim”;
 
15.  F. Sula, banuese në Durrës, e dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, e kryer në bashkëpunim”;
 
Gjithashtu, në vijim të hetimeve të kryera, janë grumbulluar prova që dokumentojnë se janë të implikuar edhe 13 shtetas të tjerë, për të cilët janë caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, konkretisht:
 
16.  Aleksandër Llanaj, 31 vjeç, banues në Vlorë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Paraburgimit “Jordan Misja” 313 Tiranë, në regjimin e posaçëm 41 Bis, i dyshuar në procedimin penal konkret për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”;
 
17.  Delin Hajdari, 31 vjeç, banues në Vlorë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit  në kundërshtim me ligjin”;
 
18.  Leo Osmani, 28 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit  në kundërshtim me ligjin”;
 
19.  Gazmir Braka, 50 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”;
 
20.  Aleksandër Sinanaj, 35 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”;
 
21.  Arben Grori, 51 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”;
 
22.  Aleksandër Alibashi, 31 vjeç, banues në Vlorë, i dushuar për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”;
 
23.  Ilia Beshello, 42 vjeç, banues në Pogradec, ish-punonjës në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Korrupsion pasiv të personave që kryejnë funksione publike”;
 
24.  Veli Bici, 61 vjeç, banues në Peqin, me detyrë punonjës policie në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Peqin, i dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”;
 
25.  Robert Dedaj, 62 vjeç, banues në Tiranë, ish-punonjës policie, aktualisht i vetëpunësuar si dedektiv privat, i dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”;
 
26.  Olgert Mucka, 38 vjeç, banues në Devoll, me detyrë punonjës policie në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”;
 
27.  Artan Dulillari, 55 vjeç, banues në Maliq, me detyrë punonjës policie në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”;
 
28.  Metkë Nurçelli, 39 vjeç, banues në Korcë, me detyrë punonjës policie në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.
 
Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore e proceduriale dhe ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës për masat e sigurisë për personat e implikuar në vepra të ndryshme penale, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 milionë lekë të rinj, një pistoletë tip “Glock”, si dhe sende  e prova të tjera të cilat i shërbejnë hetimit.
 
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me punonjësit e sistemit të burgjeve, merrnin dhe transmetonin porosi të cilat cenojnë rëndë sigurinë e burgjeve, por dhe sigurinë kombëtare, si dhe në disa raste furnizonin me lëndë narkotike dhe sende të tjera të ndaluara, të dënuarit apo të paraburgosurit. 
 
Gjithashtu, këta shtetas cenonin rëndë rregulloren e brendshme të funksionimit të institucioneve në burgje.
 
Të gjitha këto veprime kryheshin kundrejt përfitimeve, duke shpërdoruar detyrën apo me anë të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj zyrtarëve që ushtrojnë funksione publike.
 
Hetimet janë në proces dhe po hetohet në lidhje me impaktin e tyre në procedime apo ngjarje të tjera pa autor.
 
Bashkëpunimi institucional, shkëmbimi i informacionit dhe hetimet proaktive në veçanti, do të jenë edhe në të ardhmen kryefjala e përbashkët e  Policisë dhe agjencive ligjzbatuese, me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale, parandalimin e krimeve të rënda, hetimin e grumbullimin e provave për ngjarjet e vjetra pa autorë, si misioni kryesor i këtyre institucioneve për sigurimin e qetësisë publike në juridiksionin e qarkut të Elbasanit.
 
Sfida jonë është besueshmëria e publikut. Jemi njerëz të së drejtës publike. Në vijim edhe të mesazhit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtuar qytetarëve, për mbështjetje e bashkëpunim, konsiderojmë dhe i japim rëndësi komunikimit dhe marrëdhënies së sinqertë me publikun, si elementi kyç për realizmin e misionit të Policisë së Shtetit”, njofton Policia. 

Tags: albanewselbasanmegaoperacioni
Previous Post

I dha 400 mijë dollarë tender kuzhinierit që punon me djalin e tij, SPAK vë nën hetim kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit

Next Post

Media turke: 12 emigrantë në kufirin grek, ngrinë nga i ftohti! Rojet greke i zhveshën dhe i lanë të vdisnin

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Media turke: 12 emigrantë në kufirin grek, ngrinë nga i ftohti! Rojet greke i zhveshën dhe i lanë të vdisnin

Media turke: 12 emigrantë në kufirin grek, ngrinë nga i ftohti! Rojet greke i zhveshën dhe i lanë të vdisnin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • E pazakontë! Gruaja hyn lakuriq në studio dhe gjuan me tullë moderatoren, pamjet për të mos u humbur

    E pazakontë! Gruaja hyn lakuriq në studio dhe gjuan me tullë moderatoren, pamjet për të mos u humbur

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E rëndë/ Humb jetën fëmija 7-vjeç, nuk mundi të fitojë betejën me koronavirusin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • KQZ tregon si do të bëhet identifikimi elektronik i zgjedhësve (VIDEO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Energjia e rinovueshme ul importin/ Ankand brenda marsit për parqet eolike, Balluku: Pas 15 vitesh do të përdoren nga shteti

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • FOTO\ Modelet më ‘cool’ të thonjve për këtë verë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.