Reshjet e dëborës kanë vështirësuar kalimin në disa zona në vend, por kanë sjellë edhe problematika me energjië elektrike. Në Puke kanë pushuar reshjet e dëborës, por tashmë mbeten problem në disa zona ngricat. Nga ana tjetër, në qarkun e Shkodrës bëhet me dije se të gjitha akset rrugore janë të kalueshme me goma dimërore.
Sipas OSHEE, 150 abonentë janë pa energji elektrike në segmentin Lëpushë-Vermosh, ndërsa në Qelez, bashkia Pukë janë 20 abonentë pa energji, dhe po punohet për riparimin e defekteve.
Në bashkinë Fushë Arrëz, është bërë e mundur hapja e rrugës se Iballës, qarkullimi kryhet me zinxhir për shkak të ngricave. Rruga në drejtim të Thethit vazhdon të jetë e bllokuar dhe po punohet për hapjen, por stuhitë kane krijuar probleme.