SHBA– Në pikun e situatës Rusi-Ukrainë e cila i ngjan një prag lufte, presidenti amerikan Joe Biden i ka ofruar presidentit rus, Vladimir Putin, akses në bazat e NATO-s, në mënyrë që Moska të konfirmojë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë predha Tomahawk në Rumani, apo Poloni. Sipas “Bloomberg”, kjo lëvizje është bërë për të shmangur luftën. Propozimi do të konfirmohet vetëm me miratimin e aleatëve, sidomos Polonisë dhe Rumanisë.
Sipas marrëveshjes së propozuar nga pala amerikane, edhe rusët do të duhet të ndajnë të njëjtin informacion rreth disa bazave të tyre.