Kim do të jetë imazhi i ri i markës Balenciaga. Miliarderja e mediave sociale do të jetë përkrah muzave të tjera të modës, mes tyre edhe Isabelle Huppert, në një seri imazhesh intime të shkrepura nga Stef Mitchell. Kardashian duket se është e destinuar për këtë marrëdhënie, pasi është shfaqur me eshje Balenciaga të panumërta gjatë vitit të kaluar, sidomos me veshjen e famshme në Met Gala.
Faqja e Balenciaga-s në Instagram fshiu të gjitha postimet e mëparshme duke lënë vetëm foton e Kim për fushatën e pranverës. Ajo është fotografuar në shtëpinë e saj në Calabasas me disa artikuj nga koleksioni, që përfshijnë çantën në ngjyrë neon “La Cagole”.