• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Pentagoni do të lirojë nga shërbimi ushtarët e pavaksinuar: Paraqesin rrezik për të tjerët

05/02/2022
in Botë
0
Pentagoni do të lirojë nga shërbimi ushtarët e pavaksinuar: Paraqesin rrezik për të tjerët

Ushtria amerikane njoftoi të mërkurën se do të lirojë nga shërbimi ata ushtarë që kanë refuzuar të vaksinohen kundër COVID-19. Në një njoftim për shtyp, ushtria tha se do të “nisë menjëherë procedurat për largimin e çdo ushtari që ka refuzuar urdhrin e vaksinimit kundër COVID-19-s dhe të atyre që nuk kanë një dëshmi të miratuar ose në pritje, për t’u përjashtuar nga ky rregull”.

Deklarata thotë se urdhri vlen për ushtarët, rezervistët e ushtrisë në detyrë dhe kadetët. Direktiva u lëshua nga Sekretarja e Ushtrisë Christine Wormuth, e cila tha nëpërmjet një deklarate se: “gatishmëria e ushtrisë varet nga ushtarët që janë të përgatitur për t’u trajnuar, dislokuar, luftuar dhe fituar luftërat e kombit tonë. Ushtarët e pavaksinuar paraqesin rrezik për forcën (ushtarake amerikane) dhe rrezikojnë gatishmërinë e saj”.

Disa ligjvënës republikanë kanë shprehur dyshime mbi urdhrat për vaksinimin e detyruar të pjestarëve të ushtrisë amerikane. Senatori i Oklahomas, James Inhofe, republikani më i lartë i Komisionit të Forcave të Armatosura, në një postim në rrjetin Twitter javën e kaluar shkruante se “miliona dollarë të taksapaguesve do të shpenzohen për shkarkimin e trupave ushtarake të pavaksinuara dhe rekrutimin e atyre që do t’i zëvendësojnë”.

Ushtarët e pavaksinuar, por që kanë kërkuar të përjashtohen nga ky urdhër për arsye mjekësore ose fetare, do të përjashtohen përkohësisht nga kërkesa për vaksinim të detyruar kundër COVID-19, deri në marrjen e vendimit mbi kërkesat e tyre. Ushtarëve që dalin në pension më ose para 1 korrikut 2022, do t’u jepet një përjashtim i përkohshëm.

Ushtria tha se prej 26 janarit 2022, 96 për qind e personelit të saj në detyrë aktive dhe 79 për qind e rezervistëve janë vaksinuar plotësisht. Po kështu nga 709 aplikime për të siguruar përjashtim për arsye mjekësore, janë miratuar vetëm gjashtë, 656 kërkesa janë refuzuar dhe 53 janë ende në shqyrtim.

Nga ana tjetër nga 2,910 kërkesa për përjashtim për arsye fetare, nuk është miratuar asnjë, 266 janë refuzuar ndërsa 2,644 po shqyrtohen./VOA/

Tags: pentagonushtare te pavaksinuarushtria amerikane
Previous Post

A do të ketë vijimësi Big Brother Vip?

Next Post

Një fëmijë vdes nga uria çdo 30 sekonda në Afrikë

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Një fëmijë vdes nga uria çdo 30 sekonda në Afrikë

Një fëmijë vdes nga uria çdo 30 sekonda në Afrikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Admir Mulaj, vëllai i Natasha Mulajt

    Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.