Ervin Selita, 30-vjeçari i njohur si ‘VINZ’ është vënë në pranga ditën e sotme nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri një pronar hoteli. I riu është një person i njohur në Shqipëri dhe në Londër. Ai është pjestar i grupit të njohur ‘Hellbanianz‘, grup që ka qënë në fokus të mediave londineze si të rrezikshëm.
Gazeta britanike, Daily Mail, i ka kushtuar edhe një artikull kësaj bande, ku shkruante se përdorin muzikën si një ‘trampolinë’ për qëllimet e tyre kriminale, me këngë me tekste të dhunshme, ku ekspozonin edhe jetën e tyre luksoze.
“Gangsterët shqiptarë të drogës që pasqyrojnë pasurinë e tyre online, janë tashmë pjesë e mafias në Londër, të cilët po tentojnë të bindin persona të rinj në Angli që ti bashkohen atyre, përmes videove ku shfaqen duke udhëtuar me Lamborghini dhe Rolls Royce dhe duke shfaqur jetën e tyre super luksoze”, shkruant Dali Mail në artikull. Në videot e tyre shihet jetesa teje luksoze me Rolls-Royces, Huracan Lamborghini , ndërsa këndojnë vargje të tilla si: “Ne ju vrasim sepse shqiptarët nuk kanë nevojë për arsye,” thotë ai në këngë. “Ata përpiqen të na kapin, por këta shqiptarë nuk mund të kapen.”