Banorët e 5 Majit, Laprakës dhe të Paskuqanit në Tiranë që preken nga projekti për shkatërrimin e pronave të tyre janë bërë sëbashku dhe po protestojnë para kuvendit të Shqipërisë.
Banorët me pankarta në duar kërkojnë mbështetjen e deputetëve të zonës dhe të kryeministrit në lidhje me shqetësimin e tyre.
Ato i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama që të kërkojë transparencë në lidhje me këtë projekt që shkatërron ndërtesat e tyre që i kanë ndërtuar me mund.
“Bashkia po na vjedh haptazi, akt marrëveshje është vjedhje e pastër”, ka thënë një banor.