Kryeministri Sali Berisha ka folur sot teksa po hynte në seancë plenare edhe për protestën e banorëve të 5 Majit, Laprakës, Paskuqanit dhe Kodrës së Priftit. Berisha tha se dokumenti i ofruar banorëve është mashtirm.
“Dokumenti nuk përbën marrëveshje por akt mashtrimi. Një marrëveshje mes palëve kërkon firmën e të 2 palëve. Kërkon firmën e titullarit ose personin e autorizuar nga titullari. Çfarë ndodh këtu? Një territor i jepet disa kompanive për tu zhvilluar. Këtu është dora e zezë e vjedhjes së qeverisë. Këtu nuk lejohet që atë që duhet t’i jepet banorëve në përqindje të madhe e përvetëson qeveria dhe zhvilluesve nuk u mbetet asgjë. Kjo që ndodh është një akt i mirëfilltë ç’njerëzor. Megavjedhje e madhe me kulla 30 katëshe që ndërtohet në trojet e tyre. Qytetarët e Tiranës të solidarizohen se nesër kjo mund të ndodhë derë më derë dhe shtëpi më shtëpi”, tha ai.