Partia Demokratike i është përgjigjur deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha ku tha se partia demokratike i ka zgjedhur kandidatët e saj për 6 marsin duke iu referuar ato që u zgjodhën nga primaret e zhvilluara nga komisioni i Rithemelimit. PD deklaron se kandidatët e shtëpisë së Ilirit, nuk mund të përfaqësojnë kurrë demokratët dhe thekson më tej se Meta kërkon të përdorë demokratët për të rritur pazarin tek Rama siç bëri në 2013-ën.
“Kandidatet e Shtëpisë së Ilirit, nuk mund të përfaqësojnë kurrë demokratët. Berisha u strehua tek Meta për t’u mbrojtur nga ‘non-grata’, Meta kërkon të përdorë demokratët për të rritur pazarin tek Rama siç bëri në 2013-ën. Të zgjedhësh Berishën e Metën, mban Ramën”, shkruan PD.