IZRAEL- Arkeologë nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë gjetur eshtra njeriu të cilat datojnë mbi 1,5 milionë vjet më parë. Times of Israel shkruan se arkeologët pretendojnë se gjetja e këtyre eshtrave është dëshmia më e re se në këtë rajon të botës ka ekzistuar njerëzimi 1.5 milionë vite më herët.
Grupi i këtyre arkeologëve janë shprehur se bëhet fjalë për eshtrat e një fëmije, i cili më shumë pretendohet se ka jetuar në luginën e Jordanisë. Bëhet fjalë për një fëmijë të moshës 6 deri në 12-vjeç, ndërsa eshtrat i përkasin pjesës së poshtme të boshtit kurrizor.
Me këtë hulumtim është konstatuar se fëmija ishte më i gjatë sesa një fëmijë mesatar dhe ngjante me një të rritur, pra afro 1,8 metra. Megjithatë, gjatësia e tij ishte e ngjashme me banorët e lindjes së Afrikës.