Dallimet socio-ekonomike, tensionet politike, kartelet kriminale të drogës dhe bizneset e paligjshme, të shoqëruara nga korrupsioni policor dhe pastrimi i parave, janë disa nga shkaktarët që “mbajnë peng” disa qytete të caktuara.
Për këtë arsye, Këshilli Qytetar për Sigurinë Publike dhe Drejtësi Penale të Meksikës, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka përgatitur renditjen e qyteteve me shkallën më të lartë të rrezikut në planet, bazuar në numrin mesatar të vrasjeve të regjistruara për çdo 100 000 banorë. Kryesisht, rajonet me kriminalitetin më të lartë janë grupuar në Afrikën e Jugut dhe në disa zona të Amerikës së Jugut dhe të Veriut.
Në fotogalerinë e mësipërme mund të njiheni me qytetet më të rrezikshme në botë, duke nisur nga më pak i rrezikshmi.