Partia Demokratike publikon një video me deklarata të kryeministrit Edi Rama, kur ky i fundit zotohej para qytetarëve se procesin e legalizimeve do ta drejtonte vetë. PD thotë se kryeqeveritari i mashtroi shqiptarët për votat në zgjedhje ndërsa sot po i nxjerr në mes të katër rrugëve duke u çuar dëm mundin e një jete.
“Edi Rama i ka mashtruar shqiptarët para çdo pale zgjedhjesh se do tu legalizonte shtëpitë. U ka marrë votat e më pas u ka vënë rruspat për projekte korruptive si ai i 5 majit, ku një prej ndërtuesve është trafikant droge, për të cilin Partia Demokratike ka kallzuar penalisht Erjon Veliajn. Sot Edi Rama po i nxjerr në mes të katër rrugëve qindra qytetarë të Tiranës duke u çuar dëm mundin dhe sakrificën e një jete.Edi Ramës nuk i bëhet vonë për shqiptarët…”, thuhet në postimin e PD-së.