Presidenti francez Emmanuel Macron para takimit me homologun e tij rus Vladimir Putin është shprehur se një marrëveshje për të shmangur luftën në shkallë të plotë mes dy vendeve është e mundur.
Ndër të tjera ai është shprehur se është legjitime që Rusia të ngrejë shqetësimet e saj të sigurisë. Macron ka bërë thirrje për një “ekuilibër të ri” për të mbrojtur shtetet evropiane dhe për të qetësuar Rusinë.
Ai përsëriti se sovraniteti i Ukrainës nuk ishte për diskutim. Rusia ka grumbulluar trupa në kufirin e Ukrainës, por mohon planifikimin për të pushtuar.