TIRANË– Banorët e 5 Majit kanë dalë sërish në protestë. Ato vënë theksin, se i gjithë problemi çalon te kontratat, që sipas tyre është e njëanshme. Për Report Tv, gazetarin Enxhi Musaj, theksin e vënë të nënshkrimi i një kontrate të dyanshme, e ndërsa shprehen gjithashtu se nuk po trajtohen njësoj si banorët që u preken nga tërmeti. Që do të thotë, banorët e ‘5 Majit’ shprehen se një një familje me 2 kurora u është dhënë nga qeveria 2 shtëpi, por nuk po trajtohen njësoj.
“Arsyeja kryesore është kontrata. Nuk e kemi firmosur aktmarrëveshjen, se është e njëanshme nga ana ligjore, nëse duan të bëjnë zhvillimin e zonë, të shohin kontratën, merre 7 minuta dhe shikoje, se çfarë thonë, a kanë të drejtë që protestojnë, nëse këta duan të bëjnë zhvillimin e zonë, le të trajtojnë si të tillë, jemi kundër trajtimit, atyre që janë prekur nga tërmeti i thotë do merrni shtëpi sa kurora janë, ndërsa ne jo”.
Shtëpia më është prishur, me kontratë ne duam që të jetë e dyanshme, le të bëjë një kontratë të tillë, le të vijë kur të dojë, jemi gati, ne jemi 2 kurorë, ne i thamë bravo që po japim 2 shtëpia ato që janë 2 kurorë, aq dua dhe unë. Kam marr një shtëpi te kjo lagje 250 mijë lekë me qira. Kam që në 1986 këtu, është në proces legalizimi, ka dalë, po çmimi ishte shumë i shtrenjtë, se ishte 38 mln lekë, po nuk kisha para që ta tërhiqja, dhe Rama kur erdhi në pushtet na tha legalizoni se nuk do ju prishen shtëpia, ne do shkojmë në ekstrem, jemi 7 vëllezër, jemi pa shtëpi.
“Po kërkojmë shtëpi me qira po janë shtrenjtë, mua më ka ardhur letra që do shembet, por unë nuk do e lëshoj shtëpinë, se e kam me leje ndërtimi që në 1996 me vendim gjykate dhe tokën e kam legalizuar, nuk do e lëshoj shtëpinë, ne nuk do lejojmë që të ndërtojë njeri pa bërë kontratën.
“Ne nuk po kërkojmë mëshirë shtetit, ne thjesht po mbrojmë banesën tonë! Kjo do të sjellë pasoja sociale, ne e kemi amanetin të shenjtë. Nëse ia lë djalit, djali im do t’ia lejë të vetit. Ligji është ëi paligjshëm! 22/18 edhe banesa sociale, nuk mund të nxjerrë qiraxhinjtë nga shtëpia, ose kur të shembin shtëpinë duhet të gjendet një shtëpi ekuivalente me këtë që kemi. Nëse e di që problemi zgjidhet me vra dike, unë e vrasë pa pikën e problemit. Po na çojnë drejt vrasjes, apo vetëvrasjes”, tha një tjetër.
Lajm në përditësim