DIBËR- Reshje të dendura dëbore kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme qarkun e Dibrës, ndërsa si pasojë e reshjeve është bllokuar sërish edhe qarkullimi në rrugën e Arbrit. Policia ka bllokuar Bypassin e Murrizit në fshatin Fshat të Klosit dhe në Bastar-Murrizë nga krahu i Tiranës.
Trashësia e dëborës në afërsi të Bypass arrin deri në 15 cm, duke e bërë të vështirë qarkullimin e automjeteve. Në rrugë janë mjetet borëpastruese të firmës, por për shkak të reshjeve që vazhdojnë pastrimi total i rrugës është i pamundur.
Kjo nuk është hera e para që rruga e Arbrit bllokohet për shkak të motit të keq.