TIRANË– Sot presidenti Ilir Meta do të bëjë publike përgjigjet e 72 pyetjeve të bëra nga Gjykata Kushtetuese, e cila ka mbajtur seancën lidhur me vendimin për shkarkimin ose jo të kreut të shtetit për shkelje të Kushtetutës.
Siç njofton presidenca, publikimi i pyetjeve nuk u bë ditën e djeshme, pasi sipas tyre u morën me sjelljen e faljeve se Kuvendi ka manipuluar provat.
“Në funksion të transparencës para të gjithë qytetarëve, sot në ora 09:00, në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit të Republikës do të publikohen përgjigjet për 72 pyetjet e Gjykatës Kushtetuese. Na falni për vonesën prej 24 orësh, por ngjarja skandaloze e faktuar e manipulimit mafioz nga Kuvendi të provave kundër Presidentit të Republikës na e pamundësoi transparencën e plotë dje“, njofton presidenca.
Vijon…