Mbledhja e Gjyqtarëve në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA ka vendosur të hënën më 7 shkurt të pezullojë nga detyra anëtarin Ardian Hajdari. Ky vendim është marrë për Hajdarin pasi është marrë i pandehur nga SPAK. Ndërkohë vetë gjyqtari Ardian Hajdari u shpreh për BIRN se nuk kishte komente për të përcjellë lidhur me vendimarrjen e Kolegjit për pezullimin e tij.
Ardian Hajdari është anëtari i dytë i Kolegjit që pezullohet, pas Luan Dacit i cili dhe u shkarkua pasi u deklarua fajtor me vendim të formës për falsifikim të formularit të aplikimit për një pozicion në institucionet e vettingut.