• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Oferta e pazakontë në Ukrainë “Blini një armë dhe merrni një picë falas!”

09/02/2022
in Botë
0
Oferta e pazakontë në Ukrainë “Blini një armë dhe merrni një picë falas!”

Një piceri në kryeqytetin ukrainas në fillim të këtij muaji kishte një ofertë të pazakontë: Blini një armë dhe merrni një picë falas. Merrni një picë të mesme apo të madhe nëse mund të dëshmoni se keni blerë një armë apo keni marrë leje për armë në muajin janar.

Kjo ofertë treditore në Kiev u bë nga zinxhiri i picerive Pizza Veterano – një emër që pasqyron faktin që pronari i këtij zinxhiri picerish, Leonid Ostaltsev është një veteran i luftës gati tetëvjeçare kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia në rajonet në lindje të Ukrainës, që njihen si Donbas. Oferta, sipas Ostaltsev, u bë në shenjë mirënjohjeje për ukrainasit që kanë blerë ose kanë marrë leje për armë në kohën e rritjes së tensioneve pasi Rusia ka grumbulluar mbi 100,000 trupa në afërsi të kufijve ukrainas, duke rritur shqetësimet se Moska mund të jetë duke u përgatitur që të nisë një ofensivë të madhe.

Kjo ofertë po ashtu luajti rol në diskutimet gjithnjë e më të mëdha të posedimit të armëve – i nxitur nga programet e trajnimit të civilëve, krijimit të njësive rajonale të mbrojtjes, të cilëve do t’u kërkohej që ta mbronin vendin në rast të një sulmi të shkallës së gjerë dhe përgatitjeve të tjera që po ndodhin teksa grumbullimi ushtarak rus po vazhdon.

“Dua të falënderoj të gjithë qytetarët, të cilët, duke e ndierë rrezikun nga lëvizjet e paparashikueshme të Rusisë, marrin vendimet e duhura dhe blejnë armë apo marrin leje për armë”, shkroi Oslaltsev në Facebook.

Postimi i Ostaltsevit përfundoi me një paralajmërim: “Dhe mos harroni gjënë më të rëndësishme! Pa stërvitje të duhur, armët janë thjeshtë metal dhe plastikë – kështu që shkoni dhe stërvituni”.

Lufta shpërtheu papritur në Ukrainë në prill të vitit 2014, pasi protestat masive rrëzuan nga pushteti një president miqësor ndaj Rusisë dhe Moska u përgjigj duke aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe duke nxitur separatizmin përgjatë lindjes dhe jugut. Konflikti në Donbas ka lënë të vrarë më shumë se 13,200 persona, ka detyruar që të zhvendosen më se një milionë të tjerë si dhe ka prekur Ukrainën dhe banorët e saj në shumë mënyra.

Tani, mundësia e një pushtimi më të gjerë ka rikthyer në qendër të vëmendjes çështjen e posedimit të armëve.

Më 29 janar, Qeveria ukrainase lejoi anëtarët e rinj të Njësive të Mbrojtjes Territoriale të përdorin armë të gjuetisë. Ukraina së fundmi ka krijuar 25 njësi të tilla, një për pothuajse çdo provincë. Yaroslav Yemelyanenko, kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistikë të Çernobilit, është një posedues i pasionuar i armëve: Ai posedon pesë armë zjarri dhe mbron pikëpamjen se “ne nuk mund të mbështetemi te shteti që të na mbrojë”.

Tags: armetsituata mes rusise dhe ukrainesukraine
Previous Post

‘Zgjoi’ nuk nominohet për Oscar

Next Post

Vendet më të lira për të udhëtuar në prag të Shën Valentinit

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Vendet më të lira për të udhëtuar në prag të Shën Valentinit

Vendet më të lira për të udhëtuar në prag të Shën Valentinit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • VOTO numrin 3/ Deputeti Vullnet Sinaj kandidon për mandatin e dytë: Vlora nuk ndalet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë po i pengon Suedinë dhe Finlandën të hyjnë në NATO?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.